Maxi në Liverpool

Liverpool ka transferuar mesfushorin argjentinas, Maxi Rodriguez, si futbollistë të lirë, nga klubi spanjoll, Atletico Madrid.
29-vjeçari ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë në Anfield Road.
“Ai mund të luajë në të dy krahët e mesfushës, por edhe si sulmues i dytë. Ai është i mirë në ofensivë dhe çdo vit shënon prej pesë deri 15 gola nga mesfusha”, deklaroi menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez.