Juventus konfirmon bisedimet për Llorenten

Juventus ka konfirmuar bisedimet me Athletic Bilbaon rreth transferimit të sulmuesit Fernando Llorente.
27 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin bask dhe ka paralajmëruar se nuk planifikon të vazhdojë qëndrimin e tij. Juventus thuhet se është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për sulmuesin spanjoll por drejtori i përgjithshëm Giuseppe Marotta ka njoftuar se bisedimet janë të vështira.
“Jemi duke negociuar transferimin e Llorentes por nuk është proces i lehtë sepse Bilbao nuk dëshiron ta shes”, deklaroi Marotta për Tuttosport.