Robben synon tituj të tjerë

Mesfushori Arjen Robben shpreson që Bayern Munich mund të përcjell suksesin në Superkupën e Gjermanisë pas dy sezoneve dëshpëruese.
Gjiganti bavarez mposhti Borussia Dortmundin 2-1 në kuadër të Superkupës së Gjermanisë duke ndërprerë serinë negative prej pesë humbjeve të njëpasnjëshme nga rivali i tyre kryesor. Robben është i uritur për tituj të tjerë.
“Shpresoj që kjo të na ndihmoj të fitojmë edhe tituj të tjerë këtë sezon”, tha holandezi për ZDF pas takimit. “Ishte me rëndësi të fillojmë mbarë, jemi në rrugën e duhur”, përfundoi ai.