Adebayor duhet të largohet

Emmanuel Adebayor është këshilluar të largohet nga Manchester City gjatë këtyre ditëve të fundit të afatit kalimtar të verës.
Menaxheri Roberto Mancini ka theksuar se sulmuesi togolez nuk do të ketë hapësirë për lojë te kampioni i Premierligës. “Më vjen keq për Adebayorin sepse nuk ka gjasa ter City. Ai nuk do të ketë mundësi të luaj këtë sezon për ne andaj është me rëndësi të gjen një zgjidhje”, deklaroi Mancini për mediet angleze.
Adebayor i kushtoi Cityt 26 milionë funte kur iu bashkua nga Arsenali më 2009. Ai kërkohet nga Tottenhami.