Ujkani me i miri

Forma jo e mirë bëri që të humbiste vendin në formacionin e Kombëtares. Gjatë këtyre javëve, edhe te Palermo janë ngritur shumë dyshime.
Por, konfirmimi i kualitetit të Samir Ujkanit erdhi në ndeshjen kundër Juventusit.
Edhe pse nuk e ndihmoi dot skuadrën të merrte rezultat përballë kampionëve të Italisë, portieri u vlerësua maksimalisht.
Ai ishte lojtari më i mirë në fushë për klubin siçilian. I pafajshëm në momentin e golit të pësuar dhe shpëtimtar me disa ndërhyrje, që mund ta thellonin rezultatin.
Në këtë mbyllje të fazës së parë, numri 1 gjeti mbështetjen që kërkonte nga klubi dhe si shpërblim dhuroi një ndeshje në nivele të larta.
Paraqitje që i vlejnë Ujkanit, por në mënyrë direkte edhe Shqipërisë. Konkurrenca në portë me Etrit Berishën, shërben për të rritur cilësinë e ekipit përfaqësues.