Maqedoni tifozet djegin flamurin shqiptar
Lufta e turpshme e flamujve vazhdon. Në Maqedoni është regjistruar një tjetër ngjarje e pajustifikueshme.
Tifozët e Teteksit kanë djegur flamurin kuqezi në ndeshjen kundër Shkëndijës së Tetovës. Në stadiumin “Gjorçe Petrov” të Shkupit kanë mbizotëruar thirrjet antishqiptare.
“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “Maqedonia është e maqedonasve”, “Na pret lufta për çlirim” ishin thirrjet e huliganëve maqedonas.
Gjithçka ishte e organizuar, edhe sepse tifozëve të Teteksit u janë shtuar edhe disa grupime nga Shkupi e qytete të tjera Maqedonase, një mënyrë për të treguar unitet kundër shqiptarëve.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 85-të, ku vendasit shënuan golin e avantazhit. Kjo sepse skuadra e Shkëndijës u largua nga terreni, pasi pak çaste më parë, forcat e policisë kanë evituar dhunën ndaj lojtarëve, nga disa tifozë që hynë në fushë.
Tashmë pritet reagimi i Federatës ndaj kësaj ngjarje. Ky institucioni ka përgjegjësinë e tij, që vendosi zhvillimin e ndeshjes në kryeqytetin maqedonas dhe jo në Tetovë.
Gjithcka në sytë e dhjetëra tifozëve shqiptar, prezenca e të cilëve ka nxitur edhe incidente në fundin e ndeshjes.