Juventus, mbushet infermieria, tri dëmtime të tjera në derbi
Juventusi është në emergjencë për shkak të dëmtimeve. Infermieria e bardhezinjve vazhdon të mbushet: përveç problemeve afatgjata të Andrades, Zanetit, Zebinas, Trezeges, Bufon, Tiagos, Poulsen dhe Markizios, pas derbit me Torinon të lënduar rezultojnë edhe Grigera e De Çelje (që u detyruan të braktisnin ndeshjen) dhe Salihamixhiç. Grigera pësoi tërheqje në muskulin e kofshës së majtë, ndërsa De Çelje u dëmtua në kaviljen e majtë. Disi më serioze duket situata për mesfushorin boshnjak të afruar nga Bajerni i Mynihut, i cili ka një problem në tendinën e Akilit të këmbës së majtë. Të gjitha këto dëmtime, që në total e rrisin numrin në 11 të padisponueshëm, kanë bërë me dhimbje koke trajnerin Klaudio Ranieri. Kjo edhe për faktin se të mërkurën bardhezinjtë luajnë përballë Bolonjës, sfidë për të cilën është konfirmuar se në qendër të mbrojtjes do të luajnë nga minuta e parë Legrotalje dhe Kielini. Suedezi Melberg do të aktivizohet në krahun e djathtë të repartit difensiv, ndërsa Xhovinko do të luajë në vendin e De Çeljes. Për të plotësuar dyshen në qendër të mesfushës me Sisoko, do të ketë balotazh ndërmjet Nedved dhe Ekdal. Ndërkohë, nga dëmtimi është rikuperuar Kamoranezi, por Ranieri nuk preferon të rrezikojë dhe italo-argjentinasi do ta fillojë ndeshjen nga stoli i rezervave.
Derbi - Pas fitores në derbin e së shtunës përballë Torinos, Juventusi duket se ka hedhur pas krahëve momentin e vështirë. Për të qetësuar situatën në ambientet e skuadrës shërbeu edhe fitorja në Champions me Realin e Madridit. Por, pas ndeshjes në kampionat, ajo që ra më shumë në sy ishte përqafimi i Ranierit me Nedved. Në njërin krah qëndron "garda e vjetër", ndërsa në tjetrin trajneri që largoi krizën. "Përqafimi im me trajnerin në fund të derbit, por edhe përqafimi i të gjithë shokëve të skuadrës, tregon se jemi të bashkuar dhe i qëndrojmë pranë Ranierit", ishte komenti i "arushës çeke". "Fitorja kundër Torinos ishte shumë e rëndësishme për trajnerin, por edhe për ne lojtarët. Kishim shumë mungesa për shkak të dëmtimeve, por Ranieri na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ka besuar te ne. Ka qenë një periudhë e vështirë, duhej të kalonim vështirësi të mëdha, të cilat kanë ardhur për shkak të infermierisë së mbushur". Më tej ai flet për periudhën e rezultateve negative, të cilësuar nga të gjithë si krizë: "Kriza nuk ekzistonte fare, shumë nga ato që janë shkruar nga mediat ishin thjesht fantazi. Luajmë 60 ndeshje në sezon, është e pamundur t‘i fitosh të gjitha! Jemi të gjithë të kënaqur për fitoret në dy ndeshjet e fundit, mbi të gjitha për tifozët tanë. Dëshiroja ta fitoja këtë derbi, gjithsesi ky objektiv nuk ishte aspak i lehtë".