Juventus ngjitet ne krye te renditjes se Serise A
Një Juventus këmbëngulës e rimori kreun e Serisë A, vetëm dy ditë pasi aty ishte ngjitur Milani i Alegrit. Bardhezinjtë e Antonio Kontes arritën një fitore tepër të rëndësishme dhe aspak të lehtë, 2-0 ndaj Çezenës në Torino, falë dy golave të shënuar në 20 minutat e fundit.
Markizio i dha epërsinë “Zonjës së Vjetër” në minutën e 72-të, duke sjellë entuziazëm në stadiumin “Juventus”, pasi shkarkoi një të majtë dhe duke zënë në befasi Antoniolin.
Më tej, portieri mik mori karton të kuq pasi shkaktoi penallti ndaj Xhakerinit, ndërsa ekzekutimin e 11-metërshit e mori përsipër Vidal i cili nuk gaboi për 2-0.
Në “Artemio Franki”, Fiorentina kaloi menjëherë në epërsi falë një penalltie të kthyer në gol nga malazezi, Stevan Jovetiç, ndërsa më parë Huan kishte dalë nga loja me të kuqe për Romën. Në mbyllje të pjesës së parë Gamberini shënoi golin e dytë për vendasit, ndërsa minutat e fundit ishin edhe më të nxehta për kryeqytetasit.
Gago doli me të kuqe në të 77-ën, pastaj Bojan në minutën e 85-të dhe në penalltinë që pasoi shënoi golin e tretë Silva.
Në ndeshjet e tjera, Kaljari fitoi 1-0 në Katania, Bolonja mposhti 1-0 Sienën, ndërsa Kievo-Atalanta përfundoi pa gola.