E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, ofertë 5 milionë euro për Emerson

Albania Sport - Juventusi në ndjekje të Emerson. Sipas të përditshmes spanjolle "AS" , klubi bardhezi është gati të shpenzojë 5 milionë euro për të bërë të tij mesfushorin e fuqishëm brazilian. Një shifër që mund të ngrihet deri në gjashtë milionë. Emerson mbërriti verën e vitit të kaluar në kryeqytetin spanjoll pas rënies në Serinë B të Juventusit. Emerson u largua së bashku me Fabio Kanavaro për një vlerë totale prej 23 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›