E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevchenko: “Nuk jam mik i Abramovich”

Albania Sport - Andrij Shevcenko ka vendosur t'u përgjigjet drejtpërdrejt personalisht të gjitha akuzave që e identifikojnë atë si një spiun i Abramovich te Celsi. "Nuk jam miku i tij, - është shprehur ukrainasi për gazetën angleze "The Sun", - e kam parë shumë rrallë. Janë shkruar shkrime të ekzagjeruara në adresë të personit tim që më kanë plagosur shumë thellë. Kam një raport të mirë me shokët e mi dhe e respektoj Mourinjon. Mund të pranoj kritikat në lidhje me paraqitjet e mia në fushë, por jo në jetën time private". Kësaj radhe edhe një tip i qetë si i Shevës, shpërtheu kundër insinuatave të gazetave angleze në lidhje me raportet e tij me presidentin e Celsit, me shokët e skuadrës dhe teknikun. Andrij Shevcenko i ka dhënë përgjigjet e tij gjatë një interviste të dhënë për tabloidin anglez "The Sun", në prani të gruas së tij të bukur, Kirsten, por brenda në zemrës së tij fshihej thellë zhgënjimi dhe zemërimi. "Ka patur kritika në lidhje me paraqitjet e mia në fushë. I pranoj ato për atë që bëj në katërkëndëshin e fushës, por jo për në jetën time private. Janë shkruar shumë të pavërteta në lidhje me raportet e mia me Abramovich. E shoh shumë rrallë dhe rastësisht, flasim midis nesh pasi përdorim gjuhën ruse, ndoshta nuk duhet t'i flisja. E kam parë për herë të parë në Milano dhe jemi përshëndetur, por nuk ka ndodhur asgjë më tej. Shfryrja e Shevës shkon edhe më tej. "Dua të më lini në paqe, jam shndërruar në një kryespiun, por dua të vazhdoj të punoj për të mirën e skuadrës. Kam një raport të shkëlqyer me shokët e mi, dhe në vecanti me Lampard. Të gjithë njerëzit janë të mëdhenj, me të cilët kam raporte të mira dhe jashtë fushe. Gazetarët kaluan cdo kufij me mua, janë të gjitha gënjeshtra. I bënë keq mua dhe familjes sime", -pohon Sheva. Ukrainasi shpëton edhe trajnerin e tij, duke pohuar se respekton cdo vendim të tij: "Mourinjo ka dëshmuar se është një trajner i madh duke fituar dy tituj në Angli, dhe në të kaluarën, Ligën e Kampioneve".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›