Juventus prane Lichtsteiner

Stephan Lichtsteiner, mbrojtësi i Lazios, është shumë pranë largimit nga klubi kryeqytetas dhe transferimit tek Juventus.
Mbrojtësi i djathtë zviceran do t’i kushtojë Zonjës së Vjetër rreth 10 milionë euro, por në tratativë mund të futet edhe Storari (portieri i Juventus) në mënyrë që të ulet çmimi.
Storari do ishte shumë i dobishëm për Lazion duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Muslerës.