E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Bahreini heq dore nga gara

Organizatorët e Cmimit të Madh të Bahreinit kanë njoftuar se heqin dorë nga pritja e provës së Botërorit për këtë sezon të Formula 1.

Gara, e shtyrë për në shkurt për shkak të trazirave në vend, kishte hyrë sërish në planin kalendarik.

Por bosi Bernie Ecclestone kishte shprehur dyshimet mbi mundësinë që gara të zhvillohej.

Gara në cirkuitin e Bahreinit u kthye në një telenovelë të vërtetë, me dritë jeshile dhe më pas të kuqe, që lejonte dhe ndalonte zhvillimin e saj.

Por pas qëndrimeve kapricoze të Ecclestone, vendimtare duket se ka qenë deklarata e padronëve të Bahreinit, të cilët thanë “jo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›