Humbje rekorde

Të ardhurat e klubeve të Premierligës kaluan barrierën e 2 miliardë funtesh për herë të parë vitin e kaluar, por rrogat paraqesin brenga të mëdha në ligën më të pasur të futbollit në botë, ka bërë të ditur një studim të enjten.
Vlerësimi Vjetor Financiar i 20-ti nga Deloitte raportoi se klubet e Premierligës përfituan 2.030 milionë funte më 2009/10, shifër e cila pritet të rritet në 2.2 miliardë funte më 2010/2011 kur hyn në fuqi marrëveshje e re televizive.
Mirëpo, raporti paralajmëroi se rritja e të ardhurave për 49 milionë funte është tejkaluar nga rritja e rrogave të përgjithshme prej 64 milionë funte duke çuar totalin në më tepër se 1.4 miliardë ose 68 për qind i të ardhurave.
Chelsea nga sezoni 2002-03 e tutje është klubi me faturën më të lartë të rrogave (174 milionë funte) i përcjellë nga Manchester City (133), kur tejkaloi rivalin e qytetit Manchester United që shpenzon 132 milionë funte. 16 nga 20 klubet e Premierligës janë “në të kuqen”, ndërsa Arsenali dhe tre klubet e promovuara – Birmingham City, Wolves dhe Burnley kanë gjeneruar përfitime.
Mirëpo, rrogat marramendëse të Cityt përfaqësojnë 107 për qind të të ardhurave të klubit për dallim me 40 për qind të Manchester Unitedit.
City ka para vetes një sfidë për të për të adaptuar rregullat e Fair-Play financiar që do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2011-2012, kur klubet nuk do të kenë mundësi të shpenzojnë më tepër sesa që përfitojnë.
Të ardhurat e përgjithshme të klubeve të Premierligës prej 2 miliardë funte tejkalojnë çdo ligë tjetër evropiane nga Gjermania (1.4 miliardë funte), Spanja dhe Italia (1.3 secila) dhe Franca (0.9).
Ndërsa dallimi mes rrogave dhe të ardhurave ishte edhe më i theksuar në ligën e dytë angleze, Championship ku dallimi rrogë/të ardhura mbërrin në 88 përqind.
Shifra të tjera në raport treguan se humbjet e përgjithshme të klubeve të Premierligë arrijnë në total prej 445 milionë funte, ndërsa shpenzimet në përforcime kanë rënë për 20 përqind nga rekordi i 713 milionë funtesh në edicionin 2008-09 në 559 milionë funte sezonin kaluar.
Faturat e rrogave:
Chelsea – 174 milionë funte (167 milionë funte)
Man City - 133 (83)
Man Utd - 132 (123)
Liverpool - 121 (107)
Arsenal - 111 (104)
Në kllapa janë të shënuara rrogat gjatë sezonit 2008-09