Del Bosque, 39 fitore nga 44 ndeshje
Vicente del Bosque kishte trofeun e Kampionatit botëror si argument, por tani edhe statistikat konfirmojnë statusin e tij si selektori më i suksesshëm i Spanjës. Fitorja 3-0 ndaj Venezuelës ishte suksesi i tij i 39-të pas zëvendësimit të Luis Aragonesit më 2008 dhe e tejkaloi paraardhësin e tij si trajneri me më së tepërmi fitore për Spanjën.
Ekipi i Del Bosques ka arritur këtë total në vetëm 44 ndeshje, duke sinjalizuar dominimin e tyre në futbollin botëror. Nën drejtimin e 60 vjeçarit, Spanja fitoi Kampionatin botëror për herë të parë vitin e kaluar duke ia shtuar titullit në Euro 2008, që e kishin fituar me Aragonesin.
Gjatë karrierës së tij si trajner në klube, Del Bosque udhëhoqi Real Madridin drejt dy titujve në Ligën e Kampionëve dhe La Liga para largimit më 2003. Ai demonstroi kualitetet e tij sërish me Spanjën dhe fitorja në Venezuelë konfirmoi mjeshtërinë e Spanjës në futbollin ndërkombëtar.