Marko Van Basten zbarkon në Milano
Marko Van Basten e ka kaluar ditën e djeshme në Milano dhe justifikimi zyrtar ishte "pjesëmarrja në një turne golfi". Udhëtimi i tij ka ndodhur vetëm pak orë pasi kuqezinjtë i dorëzuan titullin Interit dhe tashmë të gjithë dyshojnë se ndoshta kjo nuk është thjesht rastësi. Ish-sulmuesi i Milanit dhe Kombëtares holandeze, shihet si një prej kandidatëve potencialë për të zëvendësuar Ançelotin. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ta shohin Van Bastenin si idhull, e pavarësisht zhgënjimeve të tij me përfaqësuesen dhe në kampionatin holandez, ai cilësohet si trajneri perfekt për të krijuar një cikël të ri.