E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqen Lorenco, ditë e zezë për Rosin

Horge Lorenco fiton Çmimin e Madh të Francës dhe merr kryesimin e botërorit për pilotë në MotoGP. Spanjolli i Jamahas ka triumfuar pas një gare që filloi me goma shiu, ndërkohë që asfalti u tha vetëm pak xhiro pas startit. Lorenco ndoqi një strategji fituese dhe hipi në podium së bashku me Marko Melandrin dhe Dani Pedrozën. Ditë e zezë për Valentino Rosin, i cili ishte i pari që ndërroi motorin. Por, "Doktori" u rrëzua menjëherë. Edhe pse arriti ta vazhdonte garën, ai u rendit i fundit pas një penalizimi, sepse nuk zbatoi shpejtësinë e lejuar në bokse. Doviciozo e mbylli garën i katërti, ndërsa Stoner i pesti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›