Pas titullit, Murinjo kërkon yjet
Hoze Murinjo nuk ndryshon. Pas titullit të fituar që prej mbrëmjes së të shtunës, trajneri i Interit vazhdon të shprehet me rezerva. Pasi fitoi Serinë A që prej vitit të parë të punës, tashmë luzitani hedh sytë nga Champions. Ai pretendon 3-4 blerje nga presidenti Masimo Morati, në mënyrë që skuadra të garojë si e barabartë edhe në Evropë. Kërkesa për afrimet e yjeve të nivelit botëror, vjen në formë "shigjetimi" për klubin zikaltër. "Mes kontingjentit tonë dhe atyre të Mançester Junajtid apo Barcelonës ka diferenca në cilësi dhe sasi. Kjo është arsyeja përse nuk vazhduam aventurën në Champions: po të ishim kualifikuar në çerekfinale apo edhe në gjysmëfinale, rrezikonim të mos fitonim as Ligën e Kampioneve dhe as kampionatin", deklaroi Murinjo. "Këtë vit nuk i kishim kushtet e përshtatshme për të fituar Ligën e Kampioneve dhe e kuptova sapo filloi sezoni, pasi lojtarët i njeh me të vërtetë vetëm kur i stërvit. Për të tentuar triumfin evropian duhet të përmirësohemi dhe nuk arrij ta imagjinoj që vitin e ardhshëm Interi të mbetet pa Zlatan Ibrahimoviç dhe lojtarët e tjerë të rëndësishëm. Madje, për të ekuilibruar skuadrën, jo vetëm që duhet të ruajmë kontingjentin aktual, por duhen edhe 3-4 afrime".
Pas humbjes së Milanit në fushën e Udinezes, zikaltrit u shpallën kampionë të Italisë për të 17-ën herë. Skuadra zbriti në shesh për të festuar së bashku me tifozët titullin e katërt radhazi, megjithatë Murinjo është shprehur i pakënaqur, sepse, sipas tij, lojtarët duhej të ishin në gjumë. Të dielën në mbrëmje Interi luajti me Sienën dhe mërzitja e trajnerit ka ardhur pikërisht pas prishjes së regjimit. "Jam disi i mërzitur, pasi skuadra duhej të kishte fjetur", sqaroi "Speciali". "Përkundrazi, ata hipën në autobus dhe dolën në sheshet e Milanos. Gjithsesi, e kuptoj se ata dëshironin të festonin me tifozët".
Ashtu si ka deklaruar gjithmonë, Murinjo shtoi se "titullin e fitoi ekipi më i fortë, pra ne. Kampionati ka një specifikë të veçantë, pra skuadra më e mirë renditet e para. Këtë e kam deklaruar edhe në rastet kur nuk kam fituar". Natyrisht që nuk kishte si të mungonte vetëvlerësimi për punën e tij. "Nuk ishte aspak e lehtë për mua të fitoja Serinë A që prej sezonit të parë: jo më kot trajnerët gjithmonë thonë se nevojitet kohë për të marrë trofetë. Kjo arritje më jep shumë kënaqësi, për më tepër që jam i vetmi trajner i huaj në elitën e futbollit në Itali. Deri më tani jam shpallur pesë herë kampion në tri vende të ndryshme: vetëm Kapelo ia ka dalë mbanë të fitojë titullin në dy prej ligave më të forta në Evropë. Në krahasim me të kam avantazhin se mund të punoj edhe për 20 vjet të tjera", përfundoi portugezi.