E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Me Idrizin, gare per drejtimin e PDI

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, kerkoi dje nga qyteti i Vlores bashkim nen siglen e partise qe ai drejton. Gjate takimit me anetaret e komunitetit cam, ku qellimi ishte prezantimi i hapave te deritanishem te kesaj force per ceshtjen came, kreu i PDI ka kerkuar edhe nje here bashkepunim me kreret dhe deputetet e Partise per Bashkim dhe Unitet. Pasi ka hedhur akuza per mungese bashkepunimi dhe njekohesisht per "tradhti" nga ana e nga ana e kryetarit te PDU-se, Shpetim Idrizi, dhe deputetit tjeter te kesaj force Dashamir Tahiri, Muhedini ka kerkuar bashkepunimin ne te mire te ceshtjes came. Ai ka deklaruar se "eshte i hapur qe keto dy forca te bashkohen, por me kushtin qe keto te kalojne nen siglen e PDI-se". Kreu i PDI ka dhene nje afat publik kohor se eshte i hapur per bashkim, daten 20 shkurt. Para kesaj date eshte shprehur Muhedini, "ne duhet te bashkohemi". "Te japin te dy doreheqjen nga si kryetar partie, e me tej te jete kongresi i perbashket qe te vendose kryetarin e ardhshem", shtroi idene per bashkim, kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›