E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Krize politike dhe ekonomike ne vend, eshte pranuar dhe nga KiE

Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, deklaroi dje se vendi ndodhet ne krize politike dhe ekonomike. Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari lart socialist deklaroi se per te dyten here rresht, brenda te njejtes jave, Partia Socialiste sjell ne vemendje situaten e rende te krijuar per te gjithe shqiptaret, te cileve qeveria e votave te vjedhura te Sali Berishes, jeten po ua shtrenjton dita dites, duke ua bere te paperballueshme. "Ushqimet jane shtrenjtuar 7% per qind. Neser familjeve shqiptare do t'u vijne faturat e reja te energjise elektrike - te pakten 10 % me te shtrenjta. Kompensimet ende nuk jane zbatuar dhe mesa duket do te deshtojne si kompensimet e viteve te fundit", vleresoi Beqja. Sipas tij, ne keto dite te ftohta dimri, edhe cmimi i gazit eshte rritur 20 per qind, si rezultat i situates monopol ne treg. Ai tha se papergjegjshmeria e Qeverise se Sali Berishes vijoi, duke kerkuar edhe dyfishimin e cmimit te ujit, si fillim per te gjitha e qarkut te Tiranes. "Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, sot 1 euro blihet 140 leke dhe 1 dollare 100 leke. Nencmimi i lekut me 10 % kundrejt euros eshte nje tjeter takse e fshehte qe sot duhet te paguajne familjet shqiptare. Leku po nencmohet nga politikat e papergjegjshme ekonomike te qeverise se Sali Berishes", vleresoi deputeti i selise roze. Beqja tha se Sali Berisha shtrenjtoi buken, shtrenjtoi dritat, shtrenjtoi gazin, shtrenjtoi spitalet, dhe tani po shtrenjton dhe ujin. Perfundimisht, sipas tij, "sot Shqiperia eshte zhytur ne krize politike, por edhe ne krize ekonomike". Per te, "krizen politike tashme e pranojne edhe partneret nderkombetare, edhe Keshilli i Evropes, nderkohe qe krizen ekonomike e perjetojne cdo dite shqiptaret e thjeshte". Zyrtari lart socialist akuzoi Kryeministrin Berisha si "pergjegjesi i krizave te cilat mund t'i zgjidhe ose duke hapur kutite, ose duke u larguar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›