Financat, projektligj per taksimin e parave te padokumentuara
Nepermjet disa projekteve te vecanta fiskale, qeveria synon te aplikoje nje lloj amnistie fiskale, nese mund te quhej keshtu. Projekti i Bodes, parashikon se te ardhurat ne forme monetare per shtimin e kapitalit me burime nga jashte shoqerise, qe nuk jane te shoqeruara me dokumente zyrtare, do te tatohen ne masen 10%. Ky ligj sipas eksperteve ligjore, legalizon nje pjese te te ardhurave qe bizneset nuk i kane te justifikuara. "Ligji i tatimit mbi te ardhurat, i shtrin veprimet e tij per te gjitha te ardhurat qe injektohen si shtim kapitali nga burime jashte shoqerise, te cilat jane te patatimuara dhe nga burime, origjina e te cilave eshte e panjohur. Nuk behet fjale per asnje te ardhur tjeter, qofte kjo edhe e sjelle nga emigrantet", ka sqaruar per mediat Spaho. Ne relacionin shoqerues shtesa ne ligj eshte formuluar: "percaktohet nje kategori e re e te ardhurave te tatueshme dhe konkretisht te ardhurat ne forme monetare per shtimin e kapitalit me burime nga jashte shoqerise, qe nuk jane te shoqeruara me dokumente zyrtare, qe vertetojne origjinen e tyre".Ne relacion shpjegohet edhe arsyeja e hartimit te ketyre ndryshimeve, sipas se cilit gjate zbatimit ne praktike, nga ana e administrates tatimore jane evidentuar raste, kur kompani te ndryshme shtojne kapitalin e tyre me te ardhura te tjera monetare, pa deklaruar origjinen e burimit te tyre. Sipas kryetarit te Komisionit te Ekonomise, Edmond Spaho, shtesa e nenit 8 te ligjit, u be per te kontrolluar dhe taksuar te ardhurat qe individe te ndryshem fusin ne kapitalin e shoqerive si shtese kapitali. "Synimi i propozimeve lidhet me rregullimin ligjor qe behet lidhur me ndarjen e tatimpaguesve si subjekt i takses vendore dhe i TVSH-se, ne kuader te ndryshimit te pragut te regjistrimit nga 8 milione ne 5 milione, si edhe per shkak te shtimit te nje kategorie tjeter te te ardhurave te tatueshme", ka sqaruar ne lidhje me projektin Spaho.
Ligji
Ligji i tatimit mbi te ardhurat i shtrin veprimet e tij per te gjitha te ardhurat qe injektohen si shtim kapitali nga burime jashte shoqerise, te cilat jane te patatimuara dhe nga burime, origjina e te cilave eshte e panjohur.