BSH: Amnistia fiskale e mirepritur, por e veshtire
Blerina Hoxha
Banka e Shqiperise e ka mbeshtetur parimisht nje kerkese per amnisti fiskale te komunitetit te biznesit, por ka cilesuar procesin kompleks. "Cdo levizje ne kahun e formalizmit te ekonomise, te rregullimit te ekuilibrave dhe bilanceve te saj, eshte e mirepritur nga Banka e Shqiperise. Natyrisht qe ky eshte nje proces mjaft kompleks, i cili kerkon pergatitje te mire si dhe nje ndergjegjesim te pergjithshem te te gjithe agjenteve ekonomike ne vend", thuhet ne qendrimin e Bankes Qendrore per kete qellim.
Organizatat e biznesit po shtojne cdo dite e me shume presionin ndaj qeverise, per te aplikuar nje amnisti te thelle fiskale. Konfindustria dhe Dhoma e Tregtise dhe Industrise, i kane kerkuar hapur qeverise, qe ne kuader te hyrjes ne fuqi te ligjit "Antimafia" te aplikohet nje amnisti e thelle fiskale. Konfindustria mendon se vetem shoqerimi dhe nderthurja e ligjit "Antimafia" me amnisti fiskale te plote, mund te sjelli njekohesisht goditjen e grupeve kriminale dhe te garantoje mbrojtjen e pasurise se biznesit dhe qytetareve shqiptare, si edhe do te mundesoje te hyra financiare te rendesishme per ekonomine kombetare dhe buxhetin e shtetit, te domosdoshme ne gjendjen e veshtire te pasojave te dukshme te krizes financiare globale, qe ka perfshire ekonomine vendore. Zbatimi i ligjit "Antimafia" ne gjendjen e tashme institucionale, ekonomike te Shqiperise, pa kryer amnisti fiskale per kapitalet, asetet dhe te ardhurat e qytetareve shqiptare, rrezikon drejtperdrejt te shkaktoje pasoja te renda ne uljen e te hyrave financiare nga emigrantet, qe ende japin mbi 10% te PPB te Shqiperise, nxitjen per largimin e kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar shqiptar, ngadalesim te nismave investuese, aq shume te nevojshme per zhvillimin ekonomik afatgjate dhe sidomos perballjes me pasojat e krizes globale financiare dhe pasiguri ne pasurine e qytetareve te thjeshte shqiptare, qe ne menyre masive kane punuar e punojne ne kushte teper te veshtira ne emigracion duke sjelle te ardhurat e tyre ne atdhe. Shqiperia mbetet i vetmi vend ne Evrope, perfshi ketu edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete. Me amnistine fiskale ne fund te vitit 2009 Italia perfitoi afer 100 miliarde euro te hyra ne sistem, nderkohe qe sikunder vendet e zhvilluara te BE, ne menyre te rregullt ne cdo 2-3 vjet ka nje vend qe kryen amnisti fiskale. Kete proces e ka kryer edhe vendi me i varfer ne Evrope, Moldavia. Funksionimi i ligjit per parandalimin dhe qarkullimin e parave te pista dhe ligji i ri "Antimafia", i cili pritet te vihet se shpejti ne funksion, po i trembin shume depozituesit, por edhe emigrantet. Bankat ne Shqiperi deri me tani, nuk jane treguar konservatore per burimin e parave te depozituara, por kete vit situata ka ndryshuar. Ligji i ri per parandalimin e pastrimit te parave, kerkon justifikimin e burimit te parave dhe bankat kane nisur te zbatojne ate. Jane shfaqur rastet tashme, kur klientet nuk mund te terheqin parate e depozituara per shkak se ato jane duke u verifikuar nga instancat e parandalimit te parave.
Amnistia e gjobave dhe kamatave, buxheti arketoi 12 milione euro
Buxheti i shtetit ka perfituar vitin qe shkoi rreth 12 milione euro, nga nje amnisti e pjesshme fiskale qe ndaj gjobave dhe kamatevonesave te biznesit. Burimet ne Ministrine e Financave, kane pohuar se praktika e amnistise se pjesshme ka rezultuar e suksesshme. Bilanci paraprak rezulton me rreth 26.475 biznese, te cilave iu jane falur detyrimet ne masen 1.3 miliarde leke, jane falur gjoba ne masen rreth 35 miliarde leke, jane falur interesa ne masen 215 milione leke, nderkohe qe biznesi ka bere pagesa per shkak te ketyre faljeve rreth 1.4 miliarde lekeve. Ministria ka ngritur komisione te specializuara, qe kane bere kontrollin dhe verifikimin e rasteve qe i permbushin kriteret per te qene objekt perfitues i ligjit. Kryerja e evidentimit eshte shoqeruar me ndarjen ne kategori per subjektet, pra cdo biznes eshte renditur ne nje segment te caktuar, sipas udhezimeve qe ka nxjerre kjo ministri. Aplikimi i kesaj amnistie u be me qellim per te cliruar keto biznese dhe per t'i ftuar ato te dalin ne drite, sikurse edhe koleget dhe rivalet e tyre ne ekonomine shqiptare.