E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus thërret urgjentisht bordin

Juventusi ka marrë një hap të pazakontë duke thirrur një mbledhje emergjente të bordit drejtues për të diskutuar se çfarë mund të shpëtohet nga pjesa e mbetur e sezonit dhe të përgatitet plane për sezonin e ardhshëm.
"Tuttosport' dhe "Sky Sport Italia" pohojnë se presidenti Jean-Claude Blanc thirri bordin e drejtorëve në Torino për të diskutuar për të ardhmen e ekipit dhe të Alberto Zaccheronit.
Mbledhja e zyrtarëve të Juventusit zgjati më se dy orë dhe në të nuk është marrë ndonjë vendim i rëndësishëm përpos shqetësimeve për rezultatet e fundit, duke bërë thirrje për një rikthim të shpejtë.
Ndërkohë skuadra e Juventusit mbajti stërvitjet e zakonshme në Vinovo për sfidën e radhës kundër Napolit. Alessandro Del Piero do të mungojë kurse Giorgio Chiellini rikthehet në mbrojtje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›