Reja: Klose më i mirë se Ibra

Trajneri i Lazios, Edy Reja, mendon se Miroslav Klose është sulmues më i mirë sesa Zlatan Ibrahimoviçi i Milanit.
“Ibra është më spektakolar, ai kërkon hapësira për të goditur”.
“Klose i sjell më shumë skuadrës, ai punon për skuadrën. Ai është një lojtar i mençur, një lojtar i vërtetë ekipor”, ka thënë Reja për Lazio Style Radio.
Lazio priti Milanin në ndeshjen e të mërkurës në Serie A, ndërsa trajneri i ka lavdëruuar kuqezinjtë, të cilët i konsideron favoritë.