E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet në ankand

Fabio Cannavaro, Hernan Crespo e Robert Pires dikur ishin anëtarë të gjigantëve evropianë, por tani kanë një detyrë të re - të ndihmojnë zhvillimin e futbollit në Indi. Ata dhe disa yje të tjerë të së kaluarës do t’i bashkohen secili nga një skuadre për garën Premierleague Soccer. Por, transferimi i tyre do të bëhet në mënyrë të pazakonshme, nëpërmjet një ankandi.

Ish futbollisti më i mirë në botë nga viti 2006, Fabio Cannavaro udhëheq një grup të yjeve botërore të gjysmë-pensionuar që të hënën mbrëma do të shiten nëpërmjet ankandit për të luajtur në garën e re të futbollit në Indi, ka njoftuar organizatori.

Premierleague Soccer (PLS) do të fillojë më 25 shkurt dhe synon të zgjojë interesim në Indi për lojën e bukur”. Gjashtë “ikona”, përfshirë Cannavaron dhe sulmuesin e mirënjohur argjentinas Hernan Crespo, do të jenë cak i pesë skuadrave për t’iu bashkuar futbollistëve lokalë në shtatë javët e ardhshme.

Ish mesfushori i Arsenalit, Robert Pires, Jay Jay Okocha i Nigerisë, ish kapiteni i Argjentinës, Juan Pablo Sorin dhe Robbie Fowler i Anglisë po ashtu do të garojnë. Së paku 15 futbollistë të tjerë ndërkombëtarë, shumica prej të cilëve nga Amerika e Jugut, do të marrin pjesë në ankand, ka thënë Bhaswar Goswami nga Celebrity Managment Group, që organizon garën me autoritetet në Koklata.

“Kjo është një periudhë interesante për futbollin italian. Këto legjenda do të rritin popullaritetin e futbollit në vend. Përcjellja televizive do të sigurojë që gara do të ketë audiencë të madhe rreth Indisë. Detajet e tjera janë duke u punuar”, tha Goswami për AFP.

Futbolli ka interesim të madh në West Bengal, ku kryeqyteti Kolkata ishte nikoqir i miqësores mes Argjentinës dhe Venezuelës në shtator. Sporti konsiderohet si potencial i madh në Indi, ku pavarësisht dominimit të briketit, klubi anglez Liverpool ka themeluar një akademi, kurse Blackburn Rovers është pronë e firmës indiane Venky’s.

Por, mbeten dyshimet rreth PLS-së për dështimin e reklamimit të ngjarjes dhe mund të dështojë për ngritjen e interesimit për ndeshjet që do të zhvillohen në provinca. Ish sulmuesi i Chelseas dhe i Interit, Crespo kushton më së shtrenjti 840 mijë dollarë, kurse Cannavaro, 780 mijë.

Shtatë trajnerë të huaj, përfshirë ish yllin e Anglisë dhe Liverpoolit, John Barnes, do të mundohen të rivalizojnë suksesin e Premierligës indiane (IPL). Pese skuadrat, Kokloka, Barasat, Hoërah, Durgapur dhe Siliguri duhet ë kenë nga një futbollist dhe trajner të famshëm të huaj, ka njoftuar Goswani.

PLS është refuzuar nga Federata Indiane e Futbollit (AIFF) për lejimin e futbollistëve indianë nga I-League t’i bashkohen garës. Sekretari i AIFF-së, Kushal Das, ka dyshime rreth garës.

“Personalisht nuk besoj se angazhimi i disa ish yjeve të futbollit mund të popullarizojë futbollin në Indi”, deklaroi ai për www.goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›