Festa sportive e Serbise

Ne besojmë dhe shpresojmë që një ditë do të jemi ne duke festuar kështu. Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa shpresa. Gjithsesi, le të mbetemi tek ky gëzim në Beograd ku qytetarët dhe dashamirësit serbë të sportit kanë arsye për të kërcyer, kënduar dhe shprehur lumturinë e tyre.
Novak Gjokoviç fitoi turneun e çmimit të madh të tenisit, Australian Open, përfaqësuesja serbe e vaterpolit u shpall kampione e Europës, ndërsa përfaqësuesja e hendbollit, luajti dhe humbi finalen po në kampionatin europian ndaj Danimarkës.
Qyteti me rreth 1.5 milionë banorë doli nëpër rrugë, me flamuj e makina, burra e gra, duke na kujtuar atë që gjithë bota e di: që sporti është një faktor që e bën një komb të ndihet më mirë.
Triumfi më i madh ishte ai i Gjokoviçit, edhe pse bëhet fjalë për një individ dhe jo për një ekip kombëtar. Kjo sepse mbi 15 000 shikues ishin në “Rod Lejvër Arena” për të parë finalen më të gjatë dhe më të shkëlqyer të historisë së tenisit, atë ndaj spanjollit Rafael Nadal, fituar 3-2 me sete nga serbi.
Rreth 20 000 tifozë u zhgënjyen në “Arenën” e Beogradit ku përfaqësuesja vendase e hendbollit u mund 21-19 nga Danimarka në finalen e kampionatit europian. Është hera e parë që Serbia arrin një finale të tillë, në një sport ku nuk ka shkëlqyer në të kaluarën dhe ku sundues kanë qenë Franca e Kroacia.
Një triumf arriti nga Holanda ku kombëtaja serbe e vaterpolit fitoi një tjetër trofe të madh. Në finalen e europianit ndaj Malit të Zi u fitua 8-7, pas një beteje të vështirë.
Nuk është se Tirana nuk i njeh këto festime, por është e qartë nga e kaluara se nëse sporti ushqehet siç duhet është në gjendje ta nxjerrë një qytet dhe një komb në rrugë dhe ta bëjë të jetë më i lumtur.