E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi, 2 milionë euro për shqiptarin e Empolit

TIRANE-Quhet Elvis Kabashi dhe është vetëm 17 vjeç. Shqiptari luan me Empolin në Serinë B italiane, por këtë sezon ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Kabashi kërkohet nga Juventusi, klubi më i madh i Italisë. Bardhezinjtë kanë ofruar 2 milionë euro për kartonin e mesfushorit, që shihet si një talent i së ardhmes. Në fakt, ende nuk ka konfirmime zyrtare, por oferta e Juventusit, është e para për një futbollist shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›