Mbledhja, Basha: Votoni buxhetin e Tiranës Europiane
TIRANË- Prej mëse 4 orësh Këshilli Bashkiak i Tiranës është duke diskutuar për projekt/buxhetin 2012-të dhe tetë projektvendime që kanë të bëjnë me të. Kryebashkiaku Basha i përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve. Fillimisht pati debate për mënyrën se si do bëheshin pyetjet, pasi këshilltarët e majtë nuk pranuan të regjistrojnë pyetjet. Ata donin që pyetjet të ishin të drejtpërdrejta dhe kjo kërkesë u mor parasysh.
Gjatë mbledhjes Kreu i Bashkisë Basha u kërkoi këshilltarëve bashkiakë të miratojnë pr/buxhetin 2012-të. Sic tha ai ky buxhet 70 milionë dollarësh do të relizojnë investimet e prapambetura dhe do të rrisë cilësinë e jetës në kryeqytet.
“Është një reflektim i prioriteteve të qytetit të Tiranës, natyrisht nën lidershipin e Bashkisë së Tiranës dhe premtimeve që unë personalisht si kryetar i Bashkisë kam dhënë dhe në këtë kuadër ky buxhet jo vetëm që mban një pjesë të premtimeve po vë në rrugën e sigurt të realizimit të gjithë axhendën tonë për një Tiranë moderne dhe europiane. Tre janë shtyllat kryesore të buxhetit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës në qytet, në çdo cep të tij dhe infrastruktura e qytetit të Tiranës”, tha Basha.

Ndërsa këshilltarët socialistë në këshillin bashkiak akuzuan Bashën se ka shkelur ligjin, pasi paraqiti pr/buxhetin për shqyrtim vetëm 3 ditë para kalimit të tij në këshill. Këshilltari i majtë Aldrin Dalipi u shpreh se “Ka një veprim antiligjor për mendimin tonë si grup i opozitës, pasi në bazë të ligjit për buxhetin, buxheti duhet të vinte apo t’u shpërndahej këshilltarëve në datën 25 dhjetor, në fakt është hera e parë që e marrim buxhetin 3 ditë e gjysmë më vonë”, tha Dalipi.
SALIANI: ASNJË TERREN I RI SPORTIV NË 2012, BASHA: KEQKUPTIM TRAGJIK
Ora 20:40- Këshilltari i PS-së Eridian Saliani gjatë diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak e pyeti kryebashkiakun Basha se pse nuk parashikohej asnjë terren i ri sportiv, në për vitin 2012-të në një kohë që kryeqyteti ka shumë nevojë për to.
Kryebashkiaku Basha tha se Saliani është keqkuptuar në lidhje me terrent sportive.
"Ky është një keqkuptim tragjik. Dua t’ju them se në buxhet ka fonde të përcaktuara edhe për terrenet sportive, por janë qytetarët ata që do propozojnë se ku ka nevojë të investohet fillimisht. Unë ju garantoj se jo vetëm që do të investohet, por në fund të dhjetorit do të faktoj se kemi investuar më shumë se cdo herë tjetër në terrene sportive”, komentoi Basha.
BASHA RELATON PËR PROJEKTBUXHETIN 2012
Ora 20:00- Kryebashkiaku Lulzim Basha relatoi në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit për projektbuxhetin 2012, i cili syonon rritjen ekonomike dhe punësimin, cilësisë së jetës dhe zhvillimin e infrastrukturës. Sipas tij, në buxhet parashikohet trefishim i investimeve publike krahasuar me periudhën më të mirë të investimeve publike të Bashkisë së Tiranës në këto 20 vite dhe shpërndarje e tyre anembanë qytetit.
Basha theksoi se ky buxhet nuk ka të përllogaritur asnjë lloj rritje takse apo tarife, por ka si synim të gjenerojë më shumë të ardhura nëpërmjet shtrirjes së bazës fiskale në mënyrë të drejtë anë e mbanë qytetit.
Në projektin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin energjitë janë fokusuar tek projekti i rigjenerimit ekonomik të Tiranës nëpërmjet rigjenerimit të biznesit në Tiranë. Kjo është arsyeja, sipas Bashës, pse u hoqën taksat dhe tarifat e tepërta dhe siguroi se do të vijojë reduktimi i tyre.
“Brenda dy javësh në Këshillin Bashkiak ne do të bëjmë një propozim për të gjitha bizneset e reja që punësojnë më shumë se 50 persona nga lista e të papunëve të Tiranës do të eliminojmë të gjitha taksat e tarifat vendore, ndërsa të gjitha ata që punësojnë mbi 75 vetë në sektorin e ndërtimit do të ulim me 30 edhe taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila është një nga taksat kryesore kontributore e Bashkisë", tha Basha.
MBLIDHET KËSHILLI BASHKIAK, PRITET MIRATIMI I BUXHETI 2012
Ora 18:19- Këshilli Bashkiak i Tiranës nisi mbledhjen e fundit për vitin 2011, ku sipas rendit të ditës, pritet të shqyrtohen tetë projektvendime. Përveç projekt-buxhetit 2012, Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë projekte të reja të kryebashkiakut Lulzim Basha, që kanë të bëjnë me përpjekjet për të krijuar vende pune, për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane, për të përmirësuar shërbimet e qytetit, përfshirë dhe zërin e qytetarëve në qeverisje.
Këshillit Bashkiak i është propozuar eliminimi i të gjithë taksave dhe tarifave vendore për të gjithë bizneset e reja që punësojnë 50 apo më shumë qytetarë të Tiranës, dhe uljen me 30% të taksës së ndikimit në infrastrukturë për të gjithë sipërmarrjet që punësojnë mbi 75 qytetarë të Tiranës dhe që i punësojnë ata rishtasi, siç mund të evidentohet nga lista e të papunëve në zyrën e punës në Bashkinë e Tiranës.
Sipas programit të përcaktuar, në Këshillin Bashkiak do të diskutohet për miratim buxheti 2012; disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.3 "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” (i ndryshuar); disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të institucioneve të varësisë; emërtimin "Ibrahim Rugova" të një prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës; një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak "Për Miratimin e Komisionit të Strehimit" (i ndryshuar); dhënia e bursave për nxënësit; termat kryesorë të kontratës koncesionare mbi parkimin nëntokësor në sheshin "Italia"; disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak "Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës" (i ndryshuar).
(ma.ar/BalkanWeb)