E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllja e kanalit të Ormuzit, SHBA: Nuk tolerojmë Iranin

UASHINGTON- SHBA-ja paralajmëroi sot kundër një mbylljeje të mundshme të kanalit të Ormuzit nga Iranit, që kërcënoi në rast të sanksioneve kundër eksporteve të naftës.

"Asnjë pengesë në trafikun detar në kanalin e Ormuzit nuk do të tolerohet'', deklaroi George Little, një zëdhënës i Pentagonit.

SHBA-ja dhe disa vende evropiane, që tashmë kanë miratuar sanksione kundër sektorëve të naftës, gazit dhe petrokimikeve iraniane, parashikojnë sanksione kundër eksporteve të naftës në Iran për shkak të programit bërthamor të kontestuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›