Champions League, duel anglez për "çatinë" e Evropës
Portieri i Çelsit, Petr Çeh, tha se duke parë festën e Mançester Junajted për fitimin e titullit kampion në Angli ka shtuar ambicien e tij për të triumfuar në Ligën e Kampioneve. Blutë kanë shansin që sot në Moskë të barazojnë duelin direkt me "Djajtë e Kuq". Pasi ka parë festimet e Junajted, "gardiani" çek është i vendosur që mos të jetë sërish në rolin e spektatorit të zhgënjyer. Për "Sky Sports" ai deklaroi: "Përpara ndeshjes në javën e fundit ishte e qartë se nëse Mançesteri nuk do nervozohej, atëherë do ta kishte të lehtë fitimin e titullit kampion në Premiership. E dinim që kjo do të ndodhte, por u zhgënjyem pasi deri në fund qëndruam në garë. Nuk ka sesi të mos mërzitesh kur je aq pranë triumfit në kampionat, por në fund përfundon në vendin e dytë. Mendoj se ajo që ndodhi do të shërbejë si një motivim i madh për ne, pasi nuk dëshirojmë t‘i shohim ata sërish duke festuar". Gara për kampionatin u hap pikërisht në përballjen direkte të muajit prill, ku Çelsi fitoi 2-1 në "Stemford Brixh". Çeh beson se ajo ndeshje u jep londinezëve avantazhin psikologjik. Ai vazhdoi: "Është diçka mjaft pozitive të luash kundër një skuadre që mund ta mundësh. Kemi fituar shumë herë në ndeshjet me Junajted në të kaluarën dhe besoj se mund t‘i mposhtim përsëri". Portieri i kombëtares çeke është rikuperuar plotësisht nga fraktura në kafkë, që ka pësuar në tetor 2006, pas një përplasjeje me lojtarin e Riding, Stefën Hant. Gjithsesi, ai pranon se ai episod e ka bërë ta shohë lojën nga një këndvështrim tjetër: "Që prej atij momenti kuptova se si në jetë, ashtu edhe në futboll, gjithçka mund të ndryshojë në një fraksion sekonde. Tashmë po e shijoj edhe më shumë faktin që kam shansin të zbres në një fushë futbolli. Përpiqem të shijoj çdo minutë të ndeshjeve që luaj. E njëjta gjë vlen edhe për finalen e Moskës, por kjo është një përballje e veçantë".
Duke qëndruar në temën e dëmtimeve në radhët e Çelsit, në tapetin e stadiumit "Luzhniki" të kryeqytetit rus nuk do të mungojë as kapiteni Xhon Terri. Bërryli i ndrydhur në javën e fundit të kampionatit nuk do ta ndalojë mbrojtësin. 27-vjeçari që duket i rikuperuar nga dëmtimi i 11 majit tha: "Gjatë këtij viti kam pësuar disa dëmtime, që më kanë detyruar të qëndroj jashtë fushave, por për një ndeshje si kjo besoj se çdo lojtar do t‘i harronte problemet fizike. Mendimi i parë menjëherë pas dëmtimit kundër Boltonit ishte se mund të mungoja në finalen e Championsit. Në karrierën time kam pësuar shumë dëmtime, por kjo pa dyshim ishte ndërmjet atyre që më kanë shkaktuar më shumë dhimbje".
Terri
Pavarësisht bërrylit të ndrydhur, kapiteni i Çelsit nuk do të mungojë në finalen e Moskës
Grant
Edhe pse ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të shënjestrës, puna e trajnerit izraelit është justifikuar nga rezultatet. Avram Grant beson se nëse e drejton Çelsin drejt triumfit në Ligën e Kampioneve, ai do të marrë nofkën "Speciali", e cila mbahej më parë nga portugezi Hoze Murinjo
Mançester Utd
Gigs beson te magjia
e Kristiano Ronaldos
Finalja e Ligës së Kampioneve ka qenë gjithmonë arena e yjeve të futbollit dhe Rajan Gigs beson se Kristiano Ronaldo do t‘i tregojë të gjithëve të mërkurën se ai është lojtari më i mirë në botë. Veterani uellsian i "djajve të kuq" ka përgëzuar shokun e tij të skuadrës për sezonin e shkëlqyer që ka zhvilluar, duke besuar se mund të përsëritë vetveten edhe në ndeshjen e fundit. "Ky ka qenë një sezon i shkëlqyer për Kristianon. Ai është prej kohësh lojtari më i mirë në botë, duke e provuar në dy vitet e fundit. Është një gjë e shkëlqyer të luash me vazhdimësi dhe kaq mirë, duke shënuar gola dhe entuziazmuar njerëzit. Ai ka qenë fenomenal dhe shpresoj që ta bëjë një gjë të tillë për Mançester Junajtid", u shpreh 34-vjeçari. Mesfushori ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 1999 dhe beson se ekipi aktual i ka mundësitë ta përsëritë dhe ta tejkalojë një paraqitje të tillë. "Kjo i ka të gjitha mundësitë për t‘u bërë skuadra më e mirë ku unë kam luajtur ndonjëherë, duke pasur parasysh edhe karrierën time të gjatë. Mosha mesatare është relativisht e re, por skuadrat vlerësohen nga trofetë që fitojnë. Për të matur një skuadër, gjithmonë merret për bazë ekipi që fitoi tre trofetë në vitin 1999. Nëse fitojmë Ligën e Kampioneve në këtë edicion, atëherë mund ta fitojmë atë përsëri në të ardhmen‘, deklaroi Gigs. Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Karlos Tevez, mendon se Junajtid ka një avantazh të ndjeshëm ndaj Çelsit në këtë sfidë, fitoren e titullit kampion në Angli. "Ne jemi një skuadër më e mirë se Çelsi dhe kjo krijon një problem psikologjik për ta. Ata mund të thonë se kampionati është diçka tjetër, por ne jemi të bindur se kjo do të ketë një impakt me atë që ndodh. Ne jemi favoritë dhe të gjithë e dinë këtë, ndaj nuk shqetësohemi nga Çelsi. Për kundërshtarët tanë është ndryshe, pasi kjo është më shumë se një finale. I gjithë sezoni i tyre varet nga përfundimi i kësaj ndeshjeje dhe jam i bindur se ata do të kenë probleme", deklaroi sulmuesi argjentinas. Duket se lojtari nga i cili "Djajtë e kuq" frikësohen më shumë është Didier Drogba, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili në pjesën e fundit të sezonit është kthyer në formën e tij më të mirë. Mbrojtësi Rio Ferdinand ka shpjeguar se skuadra duhet të ketë kujdes me sulmuesit kundërshtarë, sidomos Drogba. "Ngado që të shkojnë sulmuesit, duhet t‘i ndjekim nga mbrapa. Drogba është një lojtar shumë, shumë i fortë. Ai është i lëvizshëm, i fuqishëm, i shpejtë dhe i mirë në gjuajtje me të dy këmbët", ishte përshkrimi që Ferdinand i bëri lojtarit më të frikshëm të londinezëve, i cili i ka ndëshkuar disa herë në edicionet e fundit.
Gigs
Mesfushori 34-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës që e fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 1999
Finalja
Vetëm Rajan Gigs dhe Geri Nevil kanë mbijetuar nga skuadra që 9 vite më parë fitoi trofeun, duke mundur Bajernin e Mynihut në finalen dramatike 2-1. Ues Braun ishte në stolin e rezervave, por nuk u aktivizua, ndërsa Pol Skols nuk luajti në atë ndeshje për pezullim pas dy kartonëve të verdhë radhazi
Kuriozitete
Si kanë ardhur dy skuadrat angleze deri te finalja e sotme që luhet në Moskë
Historia ndihmon "djajtë e kuq",
Londinezët duan trofeun e parë
Mançester Junajtid kërkon të mposhtë për të dytën herë në këtë sezon Çelsin, pasi fitoi pak javë më parë titullin në Angli pikërisht para londinezëve.
Një fitore në Ligën e Kampioneve në 50-vjeçarin e tragjedisë së Mynihut, do të kishte një vlerë të madhe për Mançester Junajtid, që e ka fituar Kupën në vitet 1968 dhe 1999.
Tifozët e Çelsit janë supersticiozë dhe të bindur se do të fitojnë për shkak të datës 21 maj. Më 21.5.1971, londinezët kanë fituar trofeun e parë ndërkombëtar, duke mundur Realin e Madridit në finalen e Kupës së Kupave.
Blutë e shohin si pozitiv faktin se kanë dalë të dytët në kampionat, pasi në finalet e mëparshme me skuadra të të njëjtit shtet (Real Madrid-Valencia në vitin 2000 dhe Milan-Juventus në vitin 2003), ka fituar skuadra që ka qenë më poshtë në renditjen e kampionatit.
Kushdo që të fitojë në finale, do t‘i garantojë Anglisë suksesin e 11-të në Ligën e kampioneve, duke e barazuar atë me Spanjën dhe Italinë si shtetet më të suksesshme në Ligën e Kampioneve.
Në atë që mund të cilësohet nata e rekordeve, Rajan Gigs pritet të thyejë rekordin e Sër Bobi Çarlton, duke luajtur ndeshjen e 759-të me fanellën e Mançester Junajtid.
Aleks Ferguson mund të bëhet trajneri me suksesin kontinental më të shtrirë në kohë, pasi 25 vjet më parë ka fituar trofeun e tij të parë ndërkombëtar me Aberdin, Kupën e Kupave në vitin 1983. Ai mund të bëhet trajneri i 19-të që fiton dy herë Ligën e Kampioneve.
Edvin Van Der Sar, Ouen Hargrivs, Rikardo Karvajo, Paulo Ferreira, Andri Shevçenko dhe Klod Makelele mund t‘i bashkohen listës së 10 futbollistëve që e kanë fituar këtë trofe me dy klube të ndryshme.
Avram Grant mund të bëhet izraeliti i parë që fiton Ligën e Kampioneve, si trajner apo futbollist.
Statistikat historike të përballjeve mes dy klubeve në të gjitha kompeticionet flasin për Mançester Junajtid që ka fituar 65 ndeshje. Çelsi ka fituar 41 takime ndërsa 44 kanë përfunduar në barazim. Megjithatë, statistikat e pesë viteve të fundit flasin në favor të Çelsit me 7 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje.
Mançester Junajtid nuk ka shënuar asnjëherë gol në tokën ruse, në të dy rastet kur ka luajtur aty, duke u eliminuar nga kompeticionet ku merrte pjesë.
Stadiumin "Luzhnji" e njeh mjaft mirë Nemanja Vididç, i cili ka luajtur aty për dy edicione me fanellën e Spartakut të Moskës. Uejn Runi ka shënuar në këtë stadium një gol në ndeshjen mes Anglisë dhe Rusisë gjatë vitit të kaluar. Mesfushori Nani ka shënuar në këtë stadium gjatë barazimit 1-1 të Sportingut të Lisbonës me Spartakun e Moskës.
Drogba dhe Solomon Kalu mund të bëhen dy futbollistët e parë nga Bregu i Fildishtë që fitojnë Ligën e Kampioneve. Ji Sung Park mund të shkruajë emrin në librin e rekordeve si koreanojugori i parë nëse trofeun e fiton Mançester Junajtid.