Xherard kërkon të fitojë gjithçka në vitin 2010
Liverpul - Stiven Xherard kërkon ta shndërrojë vitin 2010 në më të suksesshmin e karrierës së tij futbollistike. Futbollisti i Liverpulit dhe kombëtares angleze kërkon të fitojë sezonin e ardhshëm Premier Ligën dhe kampionatin botëror “Afrikë e Jugut 2010”.
Ky sezon mund të quhet i dështuar për Liverpulin, pasi nuk arriti dot të fitonte asnjë trofe, megjithëse tregoi një super formë. Në Premier Ligë kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi, ndërkohë që Mançesteri udhëheqës ka 6 pikë më shumë se Liverpuli.
Titulli në Angli mund të mbyllet që nesër në përballjen mes Arsenalit dhe Mançesterit, pasi këtyre të fundit u duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.
“Ëndrra ime është të fitoj Premier Ligën dhe pastaj të fitoj Kupën e Botës, -deklaron Stiven Xherard. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë pengesa për të kaluar para se të arrijmë këto suksese, por kjo është ambicia dhe ëndrra ime. Mendoj se është e arritshme”.