E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi gati të transferojë Mascheranon

Juventus raportohet se është duke u përgatitur të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Javier Mascherano.

Sipas një raporti të Tuttosport, gjigantët e Serie A janë duke menduar të sjellin në radhët e veta ish-mesfushorin e Liverpoolit gjatë kësaj vere.

Ekipi nga Torino po kalon një sezon zhgënjyes dhe po thuajse është e sigurt se nuk do të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, andaj drejtori sportiv Giuseppe Marotta është i etur të sjellë disa emra të njohur në ekip këtë verë.

Zonja e vjetër është lidhur me mori emrash si Michel Bastos dhe Alexis Sanchez, dhe tani Mascherano është shtuar në listën e nënshkrimeve të mundshme.

26-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli verën e kaluar, por ka dështuar të gjejë vend në mesfushën e dendur të gjigantit katalanas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›