Kontratë dyvjeçare për Dalglishin

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 22:01
Fenway Sports Group, korporata amerikane që ka në pronësi Liverpoolin, është e gatshme t’i ofrojë kontratë dyvjeçare menaxherit Kenny Dalglish, ka njoftuar të dielën tabloidi anglez, Sunday Mirror.
Dalglish zëvendësoi Roy Hodgsonin në marrëveshje deri në fund të sezonit, mirëpo me rezultatet e deritashme duket se ka bindur kryesinë e klubit se meriton qëndrim afatgjatë në Anfield.
Besohet se për Dalglishin tashmë është përgatitur kontrata dyvjeçare dhe fonde për afatin kalimtar të verës pas blerjes së Luis Suarezit dhe Andy Carrolit në janar.