Mourinho ankohet në orar

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 20:19
Jose Mourinho ka kritikuar autoritetet spanjolle të futbollit, pas barazimit 0-0 në Deportivo La Coruan, duke thënë se futbollistëve të tij të Real Madridit nuk u ishte dhënë pushim i mjaftueshëm, pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, të martën.
Me pikët e humbura në Riazor, Reali u kthye në shtatë pikë disavantazh ndaj liderit të Barcelonës.
“Nuk e di se çka do të kishte ndodhur nëse do të luanim të dielën, por mendoj se do të kishte qenë më e drejtë. Kanë mundur të na japin edhe një ditë pushim. Kalendari bëhet nga njerëz që nuk e dinë se çka janë duke bërë”, tha Mourinho.