E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli italian është ferr

Nga Express më 28 shkurt 2011 në ora 08:46

Claudio Ranieri ka bërë kritika të ashpra ndaj futbollit italian, vetëm disa ditë pas largimit nga posti i trajnerit të Romës.

Ranieri, i cili gjatë karrierës së tij ka punuar edhe në Angli e Spanjë, kaloi 18 muaj në Romë, pas shkarkimit nga Juventusi, por katër humbjesh të njëpasnjëshme dhe protestat e tifozëve u përcollën me dorëheqjen e tij pas disfatës 4-3 në Genoa.

Ranieri, në komentet e tij të para pas largimit, ka sulmuar futbollin italian. “Në futboll ekziston parajsa dhe ferri. Ju mund të vendosni ku dëshironi të qëndroni mes këtyre të dyjave, por për dallim nga Anglia, këtu është ferr” tha Ranieri për Rai TV.

“Ende dua të jem trajner. Anglia më fascinon, por më pëlqen edhe liga italiane. Këtë vit në Romë u sakrifikova unë, por tani u takon atyre, futbollistëve, të tregojnë gjithçka”, shtoi ai. 59-vjeçari po ashtu kritikoi disa prej ish-futbollistëve të tij, që shumëkush do ta konsideron si sulm ndaj kapitenit Francesco Totti, i cili vazhdimisht u përplas me të.

“Këtë vit tepër njerëz lanë interesin e tyre personal, para atyre të ekipit. Kur flisnim në zhveshtore, të gjithë pajtoheshin se duhej të bënim rotacion në ekip, por pastaj në fushë kur disa futbollistë zëvendësoheshin... Edhe tani që nuk jam më atje. Dikush duhet të ulet në bankinë. Janë futbollistë të cilët japin 110 për qind për një trajner, por nuk i përshtaten një tjetri”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›