E Diel, 1 Nëntor 2026

Leonardo i kënaqur me fitoren ndaj Sampdorias

Trajneri i Interit, Leonardo, ka qenë i kënaqur me fitoren e mbrëmshme ndaj Sampdorias.

Wesley Sneijder dhe Samuel Eto`o që të dy gjetën rrjetën për të ndihmuar Interin të shënojë fitore 2-0.

“Jam shumë i lumtur dhe tmerrësisht i kënaqur. Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të talentit të Sampdorias dhe sepse Inter nuk kishte fituar këtu një kohë të gjatë”.

“Pas disfatës nga Bayern Munich, kjo ishte një sfidë e vështirë, prandaj edhe rezultati edhe performanca më kanë dhënë përgjigjen që kërkoja. Çdokush meriton lavdërime”, ka thënë Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›