Juventusi, me mungesa ne Rome
Juve do te udhetoje drejt Romes, me disa mungesa ne vigjilje te ndeshjes se te shtunes ne mbremje. Nikola Legrotalie eshte stervitur ne pjesen me te madhe te seances se djeshme, i vecuar nga te tjeret, prandaj mbetet ne dyshim, per ndeshjen, kunder verdhekuqve. Zaneti dhe Markioni kane luajtur gjate gjithe seances, te shkeputur nga pjesa tjeter e grupit dhe kane punuar per nje kohe te gjate, qe te rikuperohen, sa me shpejt te jete e mundur, per t'u kthyer ne forme. Te dy keta lojtare jane thuajse jashte planeve, per ndeshjen e se shtunes. E njejta gje mund te thuhet edhe per Kamoranezin. Nedved eshte rikuperuar, ashtu si edhe Trezege. Po ashtu do te jete i gatshem edhe Kielini, pas demtimit ne hunde. Te tre lojtaret do te jene ne dispozicion te Juves ndaj Romes