Suksesi dhe deshtimi, sa afer trajnerit holandez!
Kritikat ndaj Ari Han do te njohin nje rritje te dukshme, ne rast se ekipi kombetar do te deshtoje ne dy ndeshjet e radhes dhe anasjelltas, holandezi do te vijoje i qete pune, ne rast suksesi. Sipas ish-trajnereve te kombetares, si arritje te kombetares, nen drejtimin e holandezit, jane barazimet me Suedine dhe me Portugaline. Madje barazimi me kete te fundit eshte cilesuar heroik, por puna e trajnerit do te varet nga pozitat qe do te kete ekipi yne kombetar, ne fund te eliminatoreve. Edhe trajneri Han, e ka pranuar se Hungaria do te jete "barometri" mates i suksesit te tij. Ekipin hungarez, perballe se cilit kemi te vetmen humbje ne keto eliminatore, kombetarja jone synon ta lere pas vetes. Por nje barazim, apo humbje do te ishte fatale edhe per ndeshjen tjeter ne Danimarke, c'ka do te thote se suksesi dhe deshtimi i kombetares nen drejtimin e Ari Han, jane me afer se kurre me pare. Ne pese ndeshjet e para, ekipi kombetar ka shenuar nje fitore, nje humbje, dhe tre barazime. Por, ne ndryshim nga Danimarka, perballe se ciles do te luajme me 1 prill, Shqiperia ka dy ndeshje me teper. Hungaria, qe ndodhet nje me para ne grupin tone, do te prese Malten, te cilen e mundi ne La Valeta", ne ndeshjen e pare.