Juventusi mendon për Van Galin si trajner
Ditët e Luixhi Del Nerit te Juventusi janë të numëruara për shkak të rezultateve të dobëta në kampionatin italian dhe mos kualifikimit në Europë. Një burim brenda Juventusit i kanë thënë gazetës “Corriere dello Sport” se zyrtarët e ekipit torinez kanë vendosur që ish-trajneri holandez i Bajern Mynihut, Luis van Gal të jetë trajner i ardhshëm i Juves. |Holandezi, muajin e kaluar është shkarkuar nga udhëheqja e klubit bavarez. Van Gal momentalisht është i paangazhuar, gjë që e bën më të lehtë kalimin e tij në krye të shtabit teknik të juventinëve. Sipas gazetës sportive italiane, kalimi pritet të realizohet gjatë ditëve të ardhshme.