Liverpuli favorit për mesfushorin Jang
Liverpuli besohet se është favorit për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar, Eshli Jang. Goal.com shkruan se Liverpuli ka përparësinë ndaj Mançester Junajtid sa i përket firmës së Eshli Jangut pasi është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë më të mirë. Mendohet se The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë 16 milionë euro për shërbimet e futbollistit të Aston Vilas.