E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirlo mohon akordin me Juventusin

Andrea Pirlo ka mohuar njoftimet se kishte arritur marrëveshje për transferim te Juventusi. Mesfushori italian do ët jetë futbollistë i lirë në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata me Milanin. 31 vjeçari ka theksuar se dëshiron të mbetet në “San Siro” por në rast se nuk i ofrohet një marrëveshje e re, atëherë mund të kalojë te bardhezinjtë. “Nuk është e vërtetë rreth Juventusit. Në ditët e ardhshme do të bisedoj me Galianin dhe do të marrim një vendim. Nëse klubi është i kënaqur, do të jem i lumtur të mbetem kuqezi. Në të kundërt, do të shkoj te Juventusi”, tha Pirlo për “Corriere della Sera”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›