Djathoneza
NgaEDMOND TUPJA
Ne shkrimin tim te se dieles se kaluar me titull Djathi dhe majoneza duke u nisur fillimisht nga motive formaliste shtjelloja nje tip persiatjeje lidhur me djathin e se djathtes dhe majonezen e se majtes sot ne Shqiperi. Shpalosja gjithashtu parapelqimin tim per djatherat sidomos per ato blu dhe jo per majonezerat aq me pak per ate roze. Por e pranoj qe objektivisht persiatjes sime i mungonte dicka thelbesore kisha kaluar dashur pa dashur ne heshtje aleancen midis Partise Demokratike ne parim parti e djathte dhe Levizjes Socialiste per Integrim ne parim parti e majte fill pas shpalljes se rezultateve te zgjedhjeve te fundit parlamentare e cila aleance e shkartisi...
duke habitur jo pak analiste e opinioniste djathin e se djathtes me majonezen e se majtes kjo eshte arsyeja qe me shtyu ti vija shkrimit te sotem titullin qe mban. Praktika
dhe pervoja nderkombetare tregojne se djathoneza nuk eshte tipike shqiptare e quajtur shpesh bashkebanim ne frengjishte cohabitation djathoneza eshte zbatuar keta dhjetevjecaret e fundit e vazhdon te zbatohet jo pa sukses ne nje numer vendesh te Europes Perendimore qe nga Franca deri te Zvicra duke kaluar neper vendet nordike e deri te disa ish-vende te bllokut socialist anetare tashme te Bashkimit Europian. Madje rasti i Frances eshte shume pikant Me tu zgjedhur president Nicolas Sarkozy-ia ftoi te benin pjese ne qeverine e djathte disa personalitete me shume emer te se majtes te cilat iu pergjigjen fteses se tij duke e tronditur krahun politik nga i cili vinin.
Djathoneza shqiptare te cilen personalisht e pershendeta qe me gatimin e saj tregoi dhe vijon te tregoje se nje pjese e mire e klases politike shqiptare perjashto nostalgjiket reaksionare te Partise Socialiste tek te cilet Edi Rama me gjithe martesen e tij te suksesshme ben gabim qe mbeshtetet ende e ka kuptuar se nje politike e zgjuar eshte pikerisht ajo te cilen e ka perkufizuar Voltaire-i qysh ne shekullin XVIII ...te sillesh me miqte duke menduar se nje dite ata mund te te kundervihen dhe me armiqte duke menduar se nje dite mund te ulesh me ata ne tryezen e bisedimeve.... A nuk bene pikerisht kete edhe Berisha edhe Meta fill pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar Sigurisht pati nga te dy krahet njerez qe u skandalizuan Si mund te hash djathe me majoneze bashke Djathi hahet ne fund te vaktit shoqeruar me vere te kuqe para frutit apo embelsires kurse majoneza hahet ne krye te vaktit me pjaten e pare meze te ndryshme apo edhe peshk shoqeruar me vere te bardhe Por ja qe politika ndonese i ngjan shume kuzhines nuk qenka identike me te ne politike shijet mund te shkartisen me njera-tjetren dhe njerezit pavaresisht shijeve te tyre fillestare mesohet me perzierjen e tyre. Prandaj edhe une tradicionalisht i apasionuar me shume pas djatherave sidomos blu jam i mendimit qe edhe djathoneza ka nje shije te pranueshme. Te pranueshme sepse i jep fund monopolit qofte edhe katervjecar te nje partie te vetme ne pushtet. Te pranueshme sepse u tregon organizmave nderkombetare qe politika shqiptare nuk eshte me aq bardhezi ose aq ndeshje pingpongu sa para disa vitesh. Te pranueshme sepse e thyen monotonine e bipolaritetit politik duke krijuar gjithsesi tripolaritet. Te pranueshme sepse...
Po sikur - mund te hidhet e te me thote lexuesi i paanshem e i vemendshem i rubrikes sime te se dieles - po sikur djathi te ndahet nga majoneza pra sikur djathoneza te pushoje se ekzistuari si do te veproni ju zoti Tupja Pergjigjja ime eshte e shkurter por e sinqerte Sido qe te ndodhe une nuk kam nder mend te kthehem ndonjehere te majoneza e prishur e Partise Socialiste