E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi në “pikë të hallit”, e fundos Katania

Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Eliminim i turpshëm nga Liga e Kampionëve, humbje e vendit të dytë në kampionat (dhe tashmë rrezikon të humbasë edhe vendin e tretë, pasi Roma ndodhet vetëm dy pikë larg). Kriza e “Zonjës” nuk ka fund.Sot, kur të gjithë prisnin kthesën e skuadrës së Ferrarës, ndodh e papritura. Katania (që lufton për mbijetesë) bën ligjin në “Olimpiko”, duke turpëruar skuadrën, tifozët dhe duke e futur në telashe të mëdha Çiro Ferrarën.Martinez kaloi ekipin e drejtuar që prej javës së kaluar nga Sinisha Mihajloviç në epërsi në minutën e 23-të, por Salihamixhiç (i futur në minutën e 32-të në vend të Felipe Melos që vazhdon të zhgënjejë), barazpeshon rezultatin. Tre minuta para vërshëllimës përfundimtare, është Izko që çon në qiellin e shtatë skuadrën e tij.Juventus 1 - 2 Katania, (Salihamixhiç 66' / Martinez 23' (p), Izko 87')Juventus (4-3-1-2): Manninger; Caceres, Legrottaglie, Cannavaro, Grosso; Tiago (67' Giovinco), Felipe Melo (32' Salihamidzic), Marchisio; Diego; Amauri (70' Del Piero), Trezeguet. Trajner: Ferrara Catania (4-3-2-1): Andujar; Alvarez, Spolli, Silvestre, Capuano; Carboni, Biagianti, Ledesma (60' Izco); Martinez, Llama (78' Bellusci); Morimoto (69' Plasmati). Trajner: MihajlovicGjyqtar: PierpaoliKartonë të verdhë Tiago (J), Morimoto (C), Diego (J), Cannavaro (J), Marchisio (J)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›