E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1, nis sot vaksinimi i grupeve të rriskut

Rreth 10 mijë doza mbërritën dy ditë më parë në vendin tonë nga Hungaria, të cilat do të shërbejnë fillimisht për kategoritë e mësipërme.“Do të jenë të parët fëmijët, gratë shtatzëna, personeli shëndetësor ata që do të marrin vaksinën. Do të nisë shpërndarja nga sot. Ndërkohë që programi i shpërndarjes, sipas kategorive më të rëndësishme, është miratuar dhe pritet të vihet në zbatim. Sigurisht që nuk do të jetë i gjithë personeli shëndetësor që do të marrë vaksinën, por grupet e mjekëve që janë më pranë me virusin dhe punojnë në shërbimet e infektivit, reanimacionit”, u shpreh drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pellumb Pipero. Ai ka bërë të ditur se në fillim të vitit të ardhshëm do të mbërrijë në vendin tonë edhe stoku i dytë, i përbërë nga 15 mijë vaksina, të financuar nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksina Fluval P, e prodhuesit hungarez “Omninvest”, është një ndër tetë vaksinat e licensuar nga agjencia rregullatore e Bashkimit Evropian. Kjo vaksinë përbëhet me bazë fosfat alumini. Ajo është e prodhuar nga derivate të vezës dhe për këtë arsye nuk jepet te personat me alergji ndaj vezes.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›