Buffon, portier i dekadës

Gianluigi Buffon është portieri më i mirë i dekadës së fundit. Kështu ka vendosur Instituti Ndërkombëtar për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili e shpërbleu portierin italian për formën e tij që e shfaqi në 10 vjetët e fundit.
Pas portierit të Juventusit, i cili pritet të rikthehet shumë shpejt, pas lëndimit që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë, gjendet portieri spanjoll i Real Madridit, kampioni i botës, Iker Casillas, i cili po shkëlqen viteve të fundit.
Në renditjen e publikuar të mërkurën nga Iffhs, pozita e tretë i takon portierit çek, Peter Cech. Vendi i katërt dhe i pestë u takon veteranëve të portës. Këto pozita i ndajnë portieri holandez i Manchester United, Edwin van der Sar dhe ish-portieri i përfaqësueses gjermane dhe i Bayern Munchenit, Oliver Kahn.