E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet vetëm për klube të mëdha

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 09:49

Giuseppe Rossi do të largohet nga Villarreal vetëm nëse merr ofertë nga klube të mëdha. Sulmuesi italian dëshiron të provojë një eksperiencë të re. Ai flitej se do të rikthehej në Itali gjatë janarit, por largimi i tij nga ‘Nëndetësja e verdhë’ mund të ndodhë vetëm në fund të sezonit.

“Ne aktualisht po diskutojmë për vazhdimin e kontratës. Ai është i lumtur të qëndrojë në Villarreal, por dëshiron të presë një ofertë nga një klub i madh. Ai do të largohet vetëm për klube më të mëdha se Villarreali, si Barcelona, Real Madrid, Inter ose Chelsea. Nëse jo, ai do të ishte i lumtur ta vazhdojë kontratën”, tha menaxheri i futbollistit 23 vjeç, Federico Pastorello.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, dy sezone më parë luajti në Parma si huazim. Ai pëlqen rikthimin në Itali, por një interesim i ndonjë klubi të madh, do t’ia ndërronte mendjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›