Juventusi s’ka rezervistë

Mbrojtësi Martin Caceres nuk e fshehu gëzimin e tij pas golit që shënoi në fitoren e Juventusit ndaj Napolit 2-0 të shtunën në duelin e dy skuadrave lidere nga Serie A.
Ylli uruguaian shënoi golin e epërsisë për Bianconerët që me fitore u shkëputën në tri pikë nga Napoli. Caceres realizoi pak minuta pas inkuadrimit në lojë si rezervist por insistoi se në Juventus të gjithë futbollistët ndihen të rëndësishëm.
“Etika e ekipit dhe ata që inkuadrohen nga bankina janë shumë të rëndësishëm për ne, andaj këtu nuk ka titullar dhe nuk ka rezervistë”, deklaroi Caceres për Tuttosport.