Petkovic tifozëve: Na falni për humbjen

I intervistuar nga mediat italiane në përfundim të finales së Superkupës së Italisë, trajneri i Lacios, Vladimir Petkoviç, i ka bërë një analizë humbjes së thellë të ekipit të tij: “E kemi lëshuar takimin pas pësimit të golit të dytë. Aty na u prenë gjunjët.Duhet të qëndronim në garë, por u treguam naivë dhe të pakujdesshëm.
Kemi vuajtur shumë inkursionet e kundërshtarit në krahun e djathë, i cili kalon gjithmonë në avantazh numerik në kundërsulm, – argumenton Petkoviç. – Skuadra e Kontes u tregua më dinake se ne dhe e ka merituar plotësisht ketë fitore. Ishin më të fortë në çdo aspekt. Mund t’u bëj vetëm komplimente më se të merituara për fitimin e Superkupës. Dua t’u kërkoj falje tifozëve të Lacios për këtë humbje. Tani ne duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të përqendrohemi te sezoni i ri. Kjo finale do na shërbejë për t’u pjekur në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë shpresoj që skuadra të akumulojë stimujt që duhet për të përballuar sezonin, – tha boshnjaku.
Në përfundim të takimit i kërkova ekipit që ta harrojë atë dhe të mos demoralizohet, sepse na pret një sezon i vështirë, të cilin duhet ta nisim me këmbë të mbarë. Flokari? Luajti një ndeshje të mirë, por për fat të keq nuk arriti të konkretizonte rastet për gol. Klose? Herët a vonë jam i bindur se do arrijë t’i shënojë dhe Juventusit një gol”, – përfundon Petkoviç.