Përleshje e familjarëve të pacientëve me sigurimin e QKUK-së

Një përleshje fizike ka ndodhur sot para repartit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në këtë incident janë përfshirë një grup familjarësh të pacientëve të cilët janë përleshur me sigurimin e spitalit.
Mësohet se të dyja palët pas këtij incidenti janë të lënduar dhe i janë nënshtruar trajtimit mjeksësor.
Sipas burimeve të Indeksonline, konflikti ka nisur pasi stafi i sigurimit ua ka ndaluar familjarëve të pacientëve të futen brenda objektit spitalor me arsyetimin se nuk ishte kohë vizite.
Me këtë rast sigurimi i QKUK-së gjatë ndërhyrjes ka përdorur shkopinj gome.
Indeksonline ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliun por ai nuk është përgjigjur./Indeksonline/