E Shtunë, 31 Tetor 2026

Watzke E dija që Lewandowski do të zhgënjehej

Menaxheri i përgjithshëm i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke pranoi se Robert Lewandowski u ndje i zhgënjyer nga klubi kur nuk iu lejua largimi nga verdhezinjtë, gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi pritej të transferohej te rivalët e Bayern Munich, por kalimi i tij në “Allianz Arena” mbeti thjesht një ëndërr, gjithsesi për Watzke gjithçka mes polakut dhe klubi është zgjidhur.

“Dëshira e Robert për të kaluar te Bayern Munich ishte e kuptueshme. Gjithashtu e kisha të qartë që do të zhgënjehej me vendimin tonë për ta mbajtur te Dortmundi. Kam biseduar me të, menaxherin e tij dhe drejtorin sportiv, Michael Zorc dhe situata është zgjidhur, ashtu siç duhej të ndodhte” theksoi Watzke.

Vlen të theksohet se Lewandowski ka nënshkruar kontratë të re me Dortmundin, ku sipas mediave gjermane ai me këtë kontratë të re do të përfitojë trefishim page./indeksonline 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›