UEFA konfirmon trukimet ne kampionatin shqiptar te futbollit

Kategoria Superiore përfundon në furtunën e ndeshjeve të trukuara. Thashethemet apo dyshimet e hedhura për ndeshjet e kampionatit elitar në vend, këtë herë janë konfirmuar nga UEFA.
Në korrespondencën me Federatën Shqiptare të Futbollit, organizmi që drejton sportin e top-këmbës në Europë ka theksuar se në total rezultati i 13 ndeshjeve ka qenë i manipuluar. Bëhet fjalë për 12 sfida të sezonit të kaluar, pra edicioni 2010-2011 dhe një takim të këtij kampionati, më saktësisht për ndeshjen Kastrioti-Vllaznia, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për krutanët. Ndeshjet kategorizohen në të dyshuara, të korruptuara dhe në 100 për qind të trukuara.
Kjo ka qenë një goditje edhe më e fortë për futbollin shqiptar, tashmë i rrënuar nga dhuna që rregjistrohet në stadiume.
Pas disa viteve ku përfliten me ngulm ndeshje të manipuluara, me rezultate të paracaktuar, por që asnjëherë nuk kanë sjelle konkluzione konkrete nga “hetimet” të zhvilluara, tashmë është UEFA ajo që merr përsipër të zbardhë gangrenën që ka tronditur futbollin botëror, e së fundmi më së shumti atë europian, e që ka prekur edhe Shqipërinë.